Transmetuar më 14-09-2021, 10:07

Angela Merkel është një grua e papërkulur, e cila në 16 vite në krye të Gjermanisë ka qenë në gjendje të vendosë në një botë të dominuar nga udhëheqës meshkuj, të cilët nuk ishin gjithmonë miqësorë me të, si Berlusconi, Sarkozy, Putin, Trump…

Gjithashtu, kancelarja në largim e Gjermanisë është e pasionuar pas futbollit, siç kujton biografia e thelluar e Massimo Nava, kolumnist i “Corriere della Sera”, titulluar "Angela Merkel. Gruaja që ndryshoi historinë”.

Nga libri i Nava, i cili gjurmon të gjithë karrierën dhe jetën e Merkel përmes intervistave, anekdotave dhe analizave, ekziston edhe portreti i një gruaje që di të përziejë simpatinë, mirësinë dhe kuriozitetin me papajtueshmërinë e rolit. Një grua, gjithashtu një tifoze futbolli, një sport i shndërruar me mjeshtëri në një forcë shtytëse për strategjinë politike.

Angela Merkel Photostream | Germany national football team, Germany, Soccer  fifa

Ajo u atashua pranë futbollit që nga Kupa Botërore 2006, e organizuar pikërisht në Gjermani, "ngjarja më e madhe mediatike pas ribashkimit, që i dha dukshmëri të jashtëzakonshme kancelares së sapozgjedhur".

Dëshmitar i jashtëzakonshëm i pasionit të Merkel për futbollin është Jurgen Klinsmann, asokohe trajneri i kombëtares gjermane, i cili në fakt gjithmonë mund të llogaritej te mbështetja e kancelares.

"Merkel, një lloj trajneri i dytë, – shkruan Nava, – e cila shpesh e takonte Klinsmann, e telefononte në hotel, kërkonte informacion mbi taktikat, shqetësohej për gjendjen psikofizike të lojtarëve, ndonjëherë hante drekë në grumbullim me kombëtaren".

Vetë Klinsmann kujton: "Ne prisnin vizita zyrtare, në vend të kësaj ajo bënte shaka me ekipin. Ishte kompetente dhe e interesuar për problemet tona. Dhe na pyeste rregullisht se çfarë mund të bënte për ne”.

Jurgen Klinsmann named honorary captain of Germany national team - Sports  Illustrated

Edhe kur kritikat u bënë të ashpra te kombëtarja gjermane, Merkel veproi si në një samit ndërkombëtar: "Ajo thirri një takim të drejtorëve të grupit botues ‘Springer’, të cilët bënin fushatë kundër trajnerit, dhe u sigurua që aventura të fillonte në mënyrën më të mirë”. Edhe kur Gjermania u eliminua nga Italia në gjysmëfinale të Botërorit 2006, kancelarja zbriti në dhomën e zhveshjes, ngushëlloi lojtarët dhe përgëzoi trajnerin.

Sidoqoftë, pasioni për futbollin nuk do të thotë që Merkel u bë më e butë në politikë. Ende është "Madame Nein", siç e quajti presidenti francez, Sarkozy, i cili u shfaq në Këshillin e Europës në qershor 2012 me fatet e kontinentit në duar. Kundër papajtueshmërisë gjermane mbi ringjalljen e ekonomive dhe monedhës së vetme, Italia po propozonte një lojë më fleksibile për kriteret mbështetëse të eurozonës.

Por, në një moment të caktuar samiti u mbyt nga një lojë tjetër. Ajo e Varshavës, gjysmëfinale, por e Kampionatit Evropian, mes Gjermanisë dhe Italisë. Padyshim që nuk kishte TV në sallën zyrtare të takimeve, por në një dhomë ngjitur, po.

"Kancelarja, një mbështetëse shumë entuziaste e Gjermanisë, emocionohet, hyn e del jashtë, qëndron e përditësuar me ndeshjen", – shkruan Nava, i cili mbështetet në kujtesën e kryeministrit Mario Monti:

Germany celebrate World Cup victory as Angela Merkel joins dressing room  party | Daily Mail Online

"Aty munda të shihja disa minuta të ndeshjes. Më i afërt me ekranin isha unë, Mario Draghi (kreu i BQE) dhe Merkel. Në ekran, Mario Balotelli ishte mjeshtri, autori i dy golave ​​italianë. Ndoshta, për një moment, kancelarja duhet të ketë menduar se kishte shumë Mario kundër saj…"

Nëse me Jurgen Klinsmann kishte një marrëdhënie miqësie të përzemërt, e kompletuar me një ftesë në vitin 2011, në pritjen e Presidentit Obama, në Shtëpinë e Bardhë, me Joachim Low do të festonte triumfin e vitit 2014, në Botërorin e Brazilit. Një triumf jo vetëm futbollistik, por falë një ekipi kombëtar, i cili në vetvete ishte "simbol i integrimit të suksesshëm në shoqërinë gjermane, duke qenë se një e katërta e lojtarëve ishin me origjinë të huaj".

Një shoqëri që në vitin 2015 hapi kufijtë e saj me më shumë qetësi për qindra e mijëra emigrantë që iknin nga lufta në Siri, për t’i përfshirë ata me njëfarë suksesi në strukturën sociale dhe ekonomike të një kombi, që tani është bërë i madh dhe në qendër të fateve të botës, falë një gruaje që ishte gjithashtu e apasionuar pas futbollit.