Transmetuar më 16-09-2021, 08:20

“Lu-La” minus “Lu” barazohet me Lautaro. Martinez mbeti tek Interi pa Lukakun dhe po përgatitet për një sezon si protagonist, si drejtuesi i ri i sulmit zikaltër. Numrat thonë se rendimenti i tij po rritet vazhdimisht dhe se tani është gati të shpërthejë (për mirë).

A do të jetë ai nën presionin e madh? Si do ta gjejë veten me Edin Dzeko? A do të jetë konstant dhe vendimtar me golat? E sigurt duket vlera e sulmuesit argjentinas, e padiskutueshme edhe "uria" për t’u bërë lider i Interit. Egoja e tij mbetet tipike, me vetëm një qëllim në mendje: të fitojë trofe.

LU-LA, dueti më i mirë në Evropë

Le të bëjmë një hap prapa. Lautaro Martinez ishte një nga tre lojtarët në Serie A të sezonit të kaluar që mburrej me të paktën 6 gola të shënuar me këmbën e djathtë dhe 6 gola me të majtën, së bashku me Romelu Lukaku dhe Luis Muriel. Simptomë e plotësisë, konkretitetit dhe mirëkuptimit me "binjakun" e tij belg.

Falë 41 golave ​në total (17 Lautaro dhe 24 Lukaku), “Lu-La” ishte dyshja më produktive e sezonit të kaluar dhe një nga më të mirat në pesë ligat kryesore evropiane. Dy “kalorës” të titullit të fituar pas 11 vitesh nga Interi. Romelu Lukaku dhe Lautaro Martínez ishin gjithashtu dueti që shkëmbyen më shumë asiste në Serie A, sezonin e kaluar.

Chelsea amusingly prevent Tottenham Hotspur from signing Lautaro Martínez - We Ain't Got No History

Ndër lojtarët e lindur nga viti 1997 e në vazhdim, Lautaro Martinez është me më shumë gola në Serie A: 37. Numra që rezultojnë nga rritja e vazhdueshme: 6 gola në sezonin e parë në Itali, 14 gola  në sezonin vijues, 17 gola në sezonin e titullit.

Argjentinasi nuk ka frikë të provojë nga të gjitha pozicionet, gjuan sapo sheh një mundësi, e nuhat aromën e golit. Në Serie A, sezoni i shkuar, ai bëri 109 gjuajtje gjithsej. Për pasojë u konsiderua lojtari më i rrezikshëm tek Interi, i pesti në Serie A, pas Ronaldos, Insigne, Immobile dhe Berardi.

I shpejtë, teknik, i fuqishëm, i fortë edhe në lojën ajrore, siç dëshmohet nga 4 golat me kokë të sezonit të kaluar, Lautaro i ka të gjitha. Me fanellën zikaltër ka shënuar 49 gola në të gjitha garat dhe menjëherë do të përpiqet ta kalojë vijën e finishit prej 50 golash. Edin Dzeko, ekspert, inteligjent dhe i aftë për të shërbyer si një mesfushor-sulmues, mund t’i sjellë dobi argjentinasit në specialitetin e preferuar: të të shënuarit sa më shumë gola.

Inzaghi do t’i kërkojë Lautaros të bëjë atë që Immobile bëri shumë mirë te Lazio e tij: të finalizojë punën e shokëve të skuadrës, duke i dhënë thellësi manovrës. Të dhënat nuk gënjejnë, në moshën 24 vjeç është koha për t’u rritur ende, ky duhet të jetë sezoni i tij.