Transmetuar më 13-09-2021, 18:02

Demokratët braktisin sërish parlamentin. Kryetari i PD, Lulzim Basha është përplasur ashpër me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, që në nisje të seancës.

Pas debatit, lideri i PD, i ndjekur nga deputetët e tij braktisi seancën plenare. Ajo që ra në sy është se vendimit iu bind edhe Berisha. Gjithsesi, ish-kryeministri i debuar nga grupi i PD, mbajti distancë nga deputetët e tjerë, ndërsa në krah i qendroi Flamur Noka.

Debati

Basha: Turp të vijë. E ke nisur me shkelje seancën. Merr urdhëra nga salla

Nikolla: Faleminderit. Po zbatoj rregulloren

Basha: Turp të vijë. E rrënove që ditën e parë parlamentin

"Turp të vijë"/ Basha përplaset me Nikollën dhe

Pse nisi sherri

Në seancën e sotme ishte parashikuar miratimi i kryetarëve të komisioneve dhe anëtarëve të Byrosë së Kuvendit. LSI-ja përmes deputetit Petrit Vasili kërkoi më shumë kohë për pozicionim e katër deputetëve të forcës së tij në Komisionet Parlamentare.

Kryetari i grupit të PD-së Alfred Rrushaj i kërkoi kryetares së Kuvendit pak minuta pushim që të diskutonin me përfaqësuesit e LSI-së, por Taulant Balla propozoi që sot të miratoheshin vetëm drejtuesit e komisioneve dhe anëtarët në seancën tjetër.

Propozimi u miratua vetëm me votat e shumicës socialiste duke shkaktuar reagimin e fortë të Lulzim Bashës që akuzoi Lindita Nikollën se shkeli rregulloren që në seancën e parë që drejtoi parlamentin.