Transmetuar më 13-09-2021, 07:47

Vazhdojnë revoltat në Malin e Zi. Mjaft prej tyre ndjehen të turpëruar nga ceremonia e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe të Malit të Zi në Manastirin e Cetinjes dhe protesta nga formë kundërshtie ndaj kishës serbe është transformuar në një revoltë kundër Qeverisë.

Mijëra malazezë u tubuan për të disatën dite me radhë në Cetinje me thirrje drejtuar kryeministrit Zdravko Krivokapiç dhe zv.kryeministrit Dritan Abazoviç që të dorëhiqen dhe të pranojnë përgjegjësinë për organizimin e ceremonisë dhe të dhunës policore ndaj protestuesve.

Dorëheqja iu kërkohet edhe drejtuesve të lart të policisë për shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash në mbrojtje të një kishe të një shtetit tjetër.

Policia ka vendosur barrikada përreth manastirit të Cetinjes. Në protestë kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e kishës ortodokse e Malit të Zi, që zyrtarisht është pjesë e kishës ortodokse serbe, që refuzon t’i japë autoqefalinë.