Transmetuar më 12-09-2021, 09:04

Një çift u hakmor në mënyrën më “kreative” ndaj fqinjëve të katit të mësipërm, pasi ata i kishin lënë pa gjumë gjithë natën për shkak të zhurmave që bënin.

Dyshja postoi një video në Tik-Tok ku treguan mënyrën e tyre të hakmarrjes kundër fqinjëve. Në videon që ilustrohet në vijim shfaqet burri Mav, duke e mbajtur Mandin përmbys me kokë poshtë, në mënyrë që ajo të përplasë këmbët në tavan.

Mav shfaqet duke ecur në të gjithë apartamentin dhe mbajtur të dashurën e tij në tavan, gjë që tregon se fqinji i tyre i zhurmshëm me shumë mundësi e mori “dënimin”. Videoja e shpërndarë në Tik Tok u bë virale dhe ka marrë më shumë se 4 mln klikime.