Transmetuar më 12-09-2021, 08:49

Përditësuar

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka publikuar pamje nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, tashmë i rikosntruktuar.

Rama thekson se pret me padurim ngritjen e perdes së skenës së këtij teatri, i cili mbrëmjen e 15 shtatorit do të mbajë shfaqjen e tij të parë pas rikonstruksionit.

Në këtë teatër sipas kryeministrit do të performojnë artistë jo vetëm të këtij vendi por edhe të huaj.

“Mirëmëngjes, dhe me padurimin e ngritjes së perdes së skenës së Teatrit të Rilindur Kombëtar të Operas e Baletit, ku në mbrëmjen e 15 shtatorit do të ngjiten artistë që u rritën aty për të kapur majat e botës, por edhe artistë të huaj të atyre majave të botës, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.