Transmetuar më 11-09-2021, 22:21

Shumë njerëz kanë dilema sesi të përfitojnë sa më shumë nga ushtrimi i palestrës apo kur merren me gjimnastikë, ecje dhe ushtrime të tjera ditore.

Dietologia Sofia Antonsson, thotë se kjo varet në radhë të parë tek ajo se cili është qëllimi juaj.

Nëse dëshironi të humbni peshë, duhet të merrni më pak kalori dhe për këtë arsye nuk duhet të hani më shumë.

Dihet se një dietë ditore duhet të jetë midis 1500 deri 2 mijë kalori, përkatësisht për femrat dhe meshkujt.

Nëse dëshironi të ndërtoni muskuj, megjithatë, mund të jetë e vlefshme të rishikoni dietën.

Ekziston një keqkuptim i përhapur që duhet të filloni të hani proteina shtesë dhe të merrni suplemente kur ushtroheni. Por shpesh nuk është e nevojshme.

Të ushtrohesh nuk kërkon proteina shtesë. Sidoqoftë, është e rëndësishme të shikoni se çfarë hani, në aspektin e të ushqyerit.

Këshilla e Sofies është të investoni në një pjatë shumëngjyrëshe plot me perime, manaferra, arra, fara dhe drithëra së bashku me proteina të pakta. /noa.al

Foto: Shutterstock