Transmetuar më 11-09-2021, 21:59

I keni parasysh ato reklamat që bëhen për ëmbëlsira të ndryshme dhe rëndom përdoret slogani, një dëshirë e parezistueshme?

E pra, vërtet ashtu është. Të rrish pa ngrënë ëmbëlsira është tundim i madh. Por sheqeri duket se është problem edhe më i madh sepse telashet me shëndetin kanë në disa raste si bazë, sheqerin e tepërt, sidomos kur bëhet fjalë për diabetin që po prek gjithnjë e më shumë njerëz të të dyja gjinive.

Problemi nuk është se ne mjafton të rrallëherë ëmbëlsirat dhe kemi mbaruar punë. Çështja është se sheqeri gjendet ngado në ushqimet që konsumojmë, nga buka, frutat, perimet e plot produkte të tjera.

Ndaj kur vjen puna tek ëmbëlsirat, tundimi duhet vënë në provë. Në ndihmë të lexuesve të noa.al vjen dietologia Sofia Antonsson e cila merr pyetje për dietën në revistën Expressen’s në Stokholm. Noa.al ju sjell përgjigjet e saj për pyetje të ndryshme që ju lindin. Nëse doni edhe ju përgjigjet tuaja na shkruani në [email protected]

Kur flasim për sheqerin, lind pyetja, si mund të heqim dorë nga të ëmblat?

Lënia e sheqerit është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, veçanërisht kur dëshira e parezistueshme për ëmbëlsirat godet me forcë të plotë.

Sipas doktoreshë Sofisë, të heqësh dorë nga ëmbëlsirat, shpesh është më e vështirë në javët e para. Trupi do të "bërtasë" për diçka të ëmbël. Rekomandimi është që të përpiqeni të shpërqendroni veten sa më shumë që të jetë e mundur.

Por si arrihet ky shpërqendrim?

Ndoshta mund të lexoni një libër, të bëni një shëtitje ose të pini një gotë ujë?

Ndonjëherë trupi i interpreton sinjalet e etjes si një dëshirë për ëmbëlsira dhe atëherë mund të jetë e mjaftueshme nëse, në vend të një ëmbëlsire, pini një gotë me ujë.

Për shembull, merrni një kanë, mbusheni me ujë dhe futni në të, herë copa trangulli, herë pjeshkë, apo mollë dhe mbajeni në frigorifer.

Një tjetër mundësi e mirë e manipulimit të trurit kur ju nxit të hani ëmbëlsira, është që të konsumoni perime krokante si brokoli dhe karrota.

Arrat janë gjithashtu një opsion, por mbani mend të mos hani shumë nëse doni të humbni peshë, mjaftojnë rreth dhjetë kokrra. /noa.al