Transmetuar më 11-09-2021, 13:15

Ka përfunduar takimi i kreut të partisë Demokratike Lulzim Basha me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin.

Basha iu ka shpjeguar sot vendimin e marrë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Si fillim ai iu ka kërkuar kryetarëve të kenë të fikur celularët, në mënyrë që të shmangin dhënien e informacioneve nëpër media.

Gjatë mbledhjes Basha kishte thënë se vendimin për përjashtimin e Berishës e kishte marrë për sigurinë e tij dhe të familjes së këtij të fundit.

I vetmi që pranoi të fliste për mediat pas mbledhjes ishte kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj i cili tha se vendimi i Bashës ishte i vështirë, por është marrë duke marrë parasysh të ardhmen e PD.