Transmetuar më 09-09-2021, 17:45

Nusja dhe dhëndëri festuan martesën e tyre duke u hedhur në Detin Irlandez të veshur me kostumet e tyre të dasmës.

Sipas DailyMail, Anita McCarthy dhe burri i saj, Dom, u hodhën nga skaji shkëmbor te zona për not Forty Foot në Sandycove, Dublin, më 5 shtator; një ditë pas martesës së tyre.

Vendasit shikuan të habitur derisa të porsamartuarit kërcyen në ujë.

Një video e kësaj aventure interesante u publikua në mediet sociale nga vetë nusja, Anita, e cila është njëherësh artiste nga Dublini.