Transmetuar më 08-09-2021, 16:12

Feronit Shabani, i njohur me emrin e artit Fero është dënuar me 1 mijë euro gjobë për armëmbajtje pa leje.

Vendimi është dhënë ditën e sotme pasi reperi pranoi fajësinë gjatë shqyrtimit fillestar.

Reperit i është sekuestruar gjithashtu dhe pajisja e llojit elektroshok.

Fero u përfshi në një sherr të ndodhur në vitin 2018 bashkë me Avdullah Islami dhe Mehmet Elshanin.

Ky i fundit ushtroi dhunë fizike ndaj Lorent Bajramit, ndërsa reperi dhe Islami e kërcënuan me armë dhe mjete metalike të rrezikshme.