Transmetuar më 08-09-2021, 10:38

Përpjekje intensive po bëhen për ndërtimin e një sistemi të ri energjie ndaj Kina njoftoi se do të publikojë një skemë të re të tregtimit të energjisë së gjelbër.

Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës, tha se ky sistem ka si bosht, energjinë e re e cila synon të arrijë objektivat për kulmin e lëshimit dhe asnjanësimin e karbonit.

Në tregtimin e energjisë së gjelbër do të veçohen disa përdorues që janë të gatshëm të marrin më shumë përgjegjësi shoqërore për të tregtuar drejtpërdrejt me projektet e energjisë së erës dhe fotovoltaike.

Komisioni tha se të ardhurat e krijuara nga transaksionet do të përdoren për të mbështetur zhvillimin dhe konsumin e energjisë së gjelbër dhe për të promovuar më mirë ndërtimin e sistemit të ri.

Projekti pilot, nën drejtimin e Komisionit Kombëtar të Zhvillimit e Reformës dhe Administratës Kombëtare të Energjetikës, do të zbatohet në bursat e tregtimit të energjisë në Pekin dhe Guangzhou, në bashkërendim me dy operatorët e mëdhenj të energjisë elektrike të vendit – Korporata Shtetërore e Rrjetit Elektrik e Kinës dhe Korporata Jugore e Rrjetit Elektrik e Kinës.

Raportohet se do të formulohen rregulla të hollësishme për një tregtim të tillë dhe përmirësimin e funksioneve të platformave tregtare.