Transmetuar më 06-09-2021, 08:30

Menjëherë pas kthimit të saj, ajo ka ndarë një postim me ndjekësit në rrjetin social “Instagram” ku ka thënë se tashmë ishte nëj person tjetër.

Ndër të tjera ajo shkruan se përjetimet në Siri, e kishin bërë që të mendonte në mënyrë totalisht ndryshe duke pasur parasysh edhe fëmijët e saj.

Postimi i Plotë nga Tuna Sejdiu

Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime… Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma. U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë.