Transmetuar më 04-09-2021, 22:13

Lëkundje sizmike në Serbi. Një tërmet me magnitudë 4 ballë i shkallës Rihter ka rënë pasditen e sotme në Serbi.

Epiqendra e tërmetit ishte në Novi Pazar, 43 kilometër larg Mitrovicës.

Kjo ka bërë që lëkundjet të ndihen deri në Kosovë, ndërkohë që nuk raportohen dëme nga ky tërmet.