Transmetuar më 04-09-2021, 11:14

Ish-deputeti kosovar Etem Arifi është liruar dje nga burgu. Ky lajm është konfirmuar nga vetë zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

Gashi ka bërë me dije se Arifi është liruar dje me vendim të panelit për lirim me kusht.

“Po, me vendim të panelit për lirim me kusht, personi në fjale është liruar dje në ora 16:00”, ka thënë Gashi për Express.

Ndryshe, Arifi ishte paraqitur në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, më 29 shtator, pasi Gjykata Kushtetuese i kishte refuzuar ankesën në të cilën kishte kërkuar që të mos vuante dënimin.

Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, ishin akuzuar për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.