Transmetuar më 03-09-2021, 19:28

Në bazë të kritereve të shpalosura në rekomandim, nga data 30 gusht 2021, shtetet anëtare do të fillojnë gradualisht t’i heqin kufizimet në kufijte e jashtem për rezidentët e vendeve të treta ku përfshihet Shqipëria

Vendet e BE -së kanë rënë dakord për një qasje të koordinuar për kufizimin e lëvizjes së lirë në përgjigje të pandemisë koronavirus dhe kanë vendosur që nga data 30 gusht 2021 të hiqen kufizimet për qytetarët shqiptarë, raporton noa.al duke cituar një njoftim nga Reopen EU.

Këshilli Evropian thotë se ka përditësuar listën e vendeve për të cilat kufizimet e udhëtimit duhet të hiqen:

"Bazuar në kriteret dhe kushtet e përcaktuara në rekomandim, që nga data 30 gusht 2021, shtetet anëtare duhet të heqin gradualisht kufizimet e udhëtimit në kufijtë e jashtëm për banorët e vendeve të treta në vijim:

Shqipëria Armenia Australia Azerbajxhani Bosnje dhe Hercegovina Brunei Darussalam Kanadaja Japonia Jordania Zelanda e Re Katari Republika e Moldavisë Arabia Saudite Serbia Singapori Korea e jugut Ukraina Kina, por subjekt i konfirmimit të reciprocitetit

Kufizimet e udhëtimit gjithashtu duhet të hiqen gradualisht për rajonet e veçanta administrative të Kinës,  Hong Kong dhe Makao.

Nën kategorinë e njësive dhe autoriteteve territoriale që nuk njihen si shtete nga të paktën një shtet anëtar, kufizimet e udhëtimit për Tajvanin gjithashtu duhet të hiqen gradualisht.

Banorët e Andorrës, Monakos, San Marinos dhe Vatikanit duhet të konsiderohen si banorë të BE -së për qëllimin e këtij rekomandimi.

Vendet e lidhura me Shengenin (Islanda, Lichtenstein, Norvegjia, Zvicra) gjithashtu marrin pjesë në këtë rekomandim.

Kjo do të thotë se qytetarët shqiptarë dhe të vendeve të tjera të sipër shënuara, mund të udhëtojnë njësoj edhe në këto vende.

Ndërsa ka dalë ky rekomandim nga BE, sot erdhi një kundërvendim nga Gjermania e cila shpalli shtrëngim kushtesh dhe karantinë dhjetë ditore për shqiptarët. /noa.al