Transmetuar më 03-09-2021, 18:45

Përgjigjet dr. Filipa Perri, psikoterapiste me qendër në Londër, 63 vjeçe, me përvojë shumëvjeçare në fushën e saj dhe autore e disa botimeve që lidhen me psikologjinë dhe problematikave më jetën intime të njerëzve

Pyetja

"Jam një djalë 25 vjeç. Ajo që shoh është se kam një dëshirë thuajse inekzistente për të pasur marrëdhënie intime. Nuk jam gej. Kam një partnere, kam disa muaj i lidhur me të. E bëjmë maksimumi një herë në muaj dhe shyqyr që ajo nuk e ka problem këtë.

Por unë vetë e kuptoj se jeta jonë intime çalon, përderisa nuk kam dëshirë sek.suale. Të dashurën e dua dhe kjo gjë po më stërmundon sepse nuk dua të jem i pasinqertë me të. Ndjehem sikur po i fsheh diçka. Por nga ana tjetër kam frikë se ajo mund të më lërë. Më kujtohet që një herë më tha se sek.si zgjidh të gjitha çështjet në një lidhje, por unë nuk jam dakord. Për mua, është krejt e kundërta, jeta shkon shumë mirë dhe pa të. Nga ana tjetër shoh që kam dhe probleme me ereksionin. Më duket sikur nuk ka asgjë që të më eksitojë.

Njëkohësisht dua të jem me të, dua ta përqafoj, ta puth, të rri me të.

Por ky sekret më ka bërë që të ndjehem kaq i dëshpëruar sa nuk mund të jem vetvetja. Unë dua të dua dikë që më do në mënyrë të barabartë. Dashuria është dashuri, dashuria nuk është sek.s dhe sek.si nuk është dashuri. Sado i mendoj këto, bindem se jam zhytur në depresion dhe nuk ndjehem dot vetvetja.

A duhet t’i tregoj asaj apo duhet ta fsheh këtë sekret stërmundues. Apo në një moment, ndoshta ta varros këtë sekret së bashku me trupin tim", – përfundon letra e të riut që arrin të mendojë edhe flijimin.

Përgjigja e Filipës:

U ndjeva e shqetësuar kur lexova: "Jam aq në depresion sa nuk mund të jem vetvetja".

Të qenit vetvetja me të tjerët është e rëndësishme nëse nuk doni të vuani nga vetmia afatgjatë ndaj është veçanërisht e rëndësishme të hapeni me partneren.

Shoh që ju shihni si zgjidhje, lehtësim përmes vdekjes. Përmendja e vdekjes si zgjidhje më shqetësoi.

Për të kuptuar vërtet një person tjetër dhe për t’u mirëkuptuar të dy, nuk duhet të jeni doemos të njëjtë. Ne nuk mund dhe nuk duhet të kemi të njëjtat ndjenja, ose të njëjtën mungesë ndjenjash, të njëjtën sjellje, apo edhe të kemi të njëjtat mendime.

Në të kundërt, duhet të jemi të gatshëm për ta bërë veten të prekshëm nga përballja e panjohur me të tjerët. Por kjo nuk është zgjidhje. Na duhet të ndajmë me njerëzit që duam, mënyrën se si e përjetojmë veten dhe botën tonë, dhe të jemi të gatshëm t’i marrim përgjigjet, ndjenja dhe mendimet.

Është e rëndësishme të kuptojmë si ndihet partnerja në raport me veten tonë.

A nuk mendoni dhe ju se, nuk duhet të arrijmë në përfundime pa rrahur më parë mendimet së bashku?

Ju gjithashtu cituat atë t’ju ketë thënë se "sek.si zgjidh të gjitha çështjet në një marrëdhënie". Por edhe këtu mund të keni bërë disa hamendësime, në vend që të zbuloni se çfarë nënkuptonte ajo në të vërtetë, sepse një shprehje e tillë mund të ketë shumë interpretime.

Ka edhe pyetje për të cilat mund të gjeni përgjigjet te vetja, mund të jenë: nga kush e morët idenë se sek.si është i neveritshëm? Dhe si ka ndikuar jeta juaj personale në mënyrën se si mendoni dhe ndjeheni për sek.sin?

Sa më shumë të rrisni vetëdijen rreth kësaj, aq më shumë mund të ndani gjërat tuaja me njerëzit me të cilët dëshironi të përjetoni dhe të keni intimitet.

Keni të drejtë kur thoni se për të përjetuar intimitet dhe dashuri nuk duhet domosdoshmërisht të jetë doemos sek.si faktor kyç, megjithatë, duhet të jeni të hapur për ta folur me gjysmën tuaj. /noa.al