Transmetuar më 03-09-2021, 13:39

Sezoni i shumëpritur nga ndjekësit dhe adhuruesit e filmave dhe serialeve, sezoni i pestë  i Money Heist, i njohur gjithashtu si La Casa De Papel, është publikuar në Netflix. Sezoni i fundit përbëhet nga dy vëllime, i pari – me pesë episode – u publikua të premten. Por adhuruesit e serialit duhet të presin deri në dhjetorin e këtij viti për të parë episodet e vëllimit të dytë.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje.”, shkroi Netflix

Seriali i suksesshëm spanjoll ka qenë një fenomen kur u shfaq premierë në 2017. “La Casa de Papel” është një nga serialet më të shikuar në platformë. Sezoni i tij i katërt, i publikuar në Prill 2020 në Netflix, është parë nga rreth 65 milionë njerëz.