Transmetuar më 02-09-2021, 22:51

Debati për kabinetin e ri qeverisës degjenoroi në fyerje personale mes gazetarit Enton Abilekaj dhe analistit Dritan Hila.

Ndërsa Hila po thoshte se zonja Anila Denaj ka qenë një nga ministret e suksesshme tashmë të larguara, Abilekaj e kundërshtoi duke i thënë të mos gënjejë.

Hila: Më vjen keq për Denaj, ka qenë ministre e zonja, profesioniste, menaxhoi një periudhë të vështirë ekonomike.

Borxhi ishte 80 perqind dhe ajo e çoi në 60, dhe pastaj u rrit me pandeminë normale.

Abilekaj: Po ça po thua! Ti je klientelist dhe fanatik.

Hila: Ti më shpjego pak klientelizmin mua, ti je zagar sulmues

Alibekaj: Ti je shërbëtor i shumë personave

Hila: Une kam qenë vetëm me Ramën ti ke qene me Nanon, mos u merr me mua, Abilekaj

Abilekaj: Po ti s’mund të gënjesh këtu, kur jam unë këtu jam gazetar ti s\ke qenë ndonjëherë gazetar, ti del për gjah të kapësh ndonje gjë.

Hila: Unë jam gazetar.

Abilekaj: Ti je lepirës ordiner

Hila: Unë nuk jam injorant si puna jote, kam studiuar ekonomi.

Abilekaj: Ti s’di ca është GDP ore

Hila: Ti je i paguar nga opozita, që nga shtëpia që ke marrë./Top Channel