Transmetuar më 01-09-2021, 18:36

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Formunin Strategjik të BE-së në Bled të Sllovenisë, për integrimin e Ballkanit Perëndimor, u tregua sërish I ashpër dhe ironik me Bashkimin Evropian.

Teksa kujtoi se ballkanasve nuk u duhet licencë për të qenë evropianë, pasi të tillë jemi, Rama tha se nëse etërit e BE do të dëgjonin këto diskutime, do të rrotulloheshin në varr.

“Ne jemi këtu për të luftuar. Ne nuk na duhet licencë që të jemi evropian. Ne jemi evropian. Çfarë do që të thonë njerëzit në BE, ne jemi evropian. Nuk ka asnjë të ardhme të Evropës pa Ballkanin Perëndimor brenda BE. Nëse BE do të vazhdojë kështu, natyrisht nuk do jetë mirë për ne, por do jetë me keq për BE.

Sinqerisht, ju përmendet në fillesë, etërit themelues, por nëse do ngriheshin ata, do thonin më mirë të kishim vdekur se gjallë. Do ktheheshin përmbys në varr. Si puna e prifit në Kostandinopojë kur po shembeshin muret dhe diskutonin seksin e engjëjve. Më falni se po tregohem ballkanit. Kjo është gjë e mirë se nuk e humb sensing e humorit edhe brenda tragjedisë.

Do ta përmbyll me këtë, mos përmendi më aktorë të tretë, faktorë të tretë. Është qesharake. Nga njëra ana na thoni se na doni dhe se jeni të rëndëishëm për ne. Një ditë do të martohemi. Kjo kërkon të sprovojë karakterin e besnikërisë tonë. Kur ne të bëhemi anëtarë, Macroni që është më i riu do jetë duke shkruar kujtimet”, tha Rama.

Rama e nisi fjalën e tij me një batutë për euro-optimistin dhe euro-pesimistin ndërsa tha me bindje se nuk po kërkojnë licensë për të qenë europianë, pasi shtetet e Ballkanit Perëndimor janë europianë.

"Më lini të përpiqem t’ju jap disa buzëqeshje në këtë atmosferë të zymtë sepse në Ballkan ka diçka që duhet ta ruajmë fort, ne mund të mund të buzëqeshim e të qeshim edhe kur vuajmë, gjë që pjestarët e BE nuk mund ta bëjnë. E kam fjalën për gjermanët. Dikush u afrua të takojë një euro optimist dhe europesimist dhe pyeti një eurooptimist se cila ishte pikëpamja e tij për zgjerimin. Ai tha, Turqia duhet të hyjë në BE nën presidencën e Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë. Europesimisti tha se të dyja do të hyjnë në BE kur presidencën ta ketë Turqia. Nuk e di kush është Vladimiri apo Ekstragoni, unë apo Zorani, por Shqipëria dhe Maqedonia janë si këto dy karaktere në dramën e Beketit. Njëra thotë “a do ikim?”, tjetri thotë “eja të ikim” dhe Beketi thotë se “askush nuk do të lëvizë”.