Transmetuar më 01-09-2021, 14:36

Rregulli i ri për vaksinën me detyrim për punonjësit shëndetësorë në Greqi ka krijuar kaos në disa spitale pasi ata që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen të shkojnë në punë.

Në spitalin e Agrinios situata duket mjaft problematike. Nga 87 pjesëtarëve të personelit mjekësor, përfshirë administratë, infermierët dhe tre mjekë, 50 janë pezulluar nga puna pasi refuzuan vaksinën.

Ndërkohë një pjesë tjetër të cilët ende nuk janë vaksinuar kanë marrë pushim për të shmamgur pezullimin.

Kjo ka krijuar boshllëqe duke shkaktuar problematika në funksionimin e spitalit. Ditën e sotme janë ndërprerë operacionet e rregullta