Transmetuar më 30-08-2021, 19:18

Kurrë nuk ishte dëgjuar më parë një grabitje e tillë e ngjashme!

Spektakli i hajdutëve ndodhi në Araçatuba të Brazilit. Autorët kanë hyrë në një bankë për të vjedhur, ndërkohë gjatë arratisjes kanë marrë pengjet me vete dhe i kanë lidhur sipër makinave.

Mbi 20 persona morën pjesë në grabitje, por ata nuk u ndalen me kaq, pasi bllokuan rrugët, dogjën automjete dhe vendosën pajisje shpërthyese në gjithë qytetin.

Vandalizmi nuk mbeti pa pasoja, pasi grabitësit vranë një burrë që po i filmonte.

Një grua dhe një autor u ekzekutuan në një përplasje me policinë, teksa përpiqeshin të arratiseshin.