Transmetuar më 28-08-2021, 19:54

Disa njerëz thjesht duan të tregojnë historitë e tyre. Një gazetar sporti kaloi ditët e tij të fundit duke punuar në një nga historitë më të rëndësishme që kishte shkruar ndonjëherë: të tijën. Tani, familja e tij po sigurohet që historia e tij të jetojë me fjalët e tij.

David Alfonso, një reporter sportiv për Tampa Tribune, vdiq më 6 gusht, raporton Tampa Bay Times. Ai luftoi me leuçeminë limfocitare kronike për 25 vjet.

Alfonso jetonte në Largo, Florida, me gruan e tij, Janice, që kur doli në pension. Rreth një javë para se të vdiste, disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij u takuan me të dhe Alfonso u tha atyre se kishte në plan të shkruante nekrologjinë e tij.

Si ish -gazetar, ai mendonte se mund të tregonte më së miri historinë e tij.

Në ditët para vdekjes, ai shkroi për udhëtimin me biçikletë nëpër korridoret e shtëpisë së prindërve të tij (duke e krahasuar veten me Danny nga "The Shining").

Sipas tij, kishte fituar një "vend në rreshtin e parë deri në epokën e fundit të artë të boksit".

Pasi u martua me Janice në mesin e viteve ’80, ndryshoi karrierë dhe u bë mësues i algjebrës.

Doli në pension në vitin 2008 dhe u transferua në Largo me gruan, ku edhe kaloi pjesën tjetër të ditëve të tij, thuhet më tej në neurologji.

Alfonso e mbyll nekrologjinë e tij me fjalët: "Dhe mos harroni, blini një gazetë të së Dielës dhe shijojeni atë mbi një omëletë djathi, kafe dhe, mbani mend: Mirësjellja është falas".

Me këtë mesazh që sugjeron që njerëzit t’i karakterizojë mirësia, mbyllet nekrologjia e të ndjerit.

Gruaja e tij tha se kur e lexoi, "mendova, ky është Davidi im. Ai është kaq i sinqertë. David mbetet David". /noa.al