Transmetuar më 28-08-2021, 16:40

Përdoruesit e mediave sociale thonë se janë të mahnitur nga sa kushtonte të lindje një fëmijë në 1955, krahasuar me ditët e sotme.

Në Reddit u publikua kjo faturë që shihni e cila tregon se kostoja e lindjes së një fëmije dhe një qëndrimi spitalor tre netë në Belleville, Kansas ishte më pak se 60 dollarë në total.

Fatura e postuar po fiton vëmendje virale në platformat e mediave sociale.

Fatura mban datën 17 dhjetor 1955. Në të përshkruhet se pacientja qëndroi katër ditë pasi lindi dhe fëmijën.

Për lindjen u faturuar 15 usd, për qëndrimin 4 ditë në dhomë dhe shërbimin e të infermierisë, 27 dollarë, kujdesi për nenin, 6 dollarë dhe ilaçet e përdorura, 11.95 dollarë, me një total prej 59.95 dollarë.

Fatura e vitit 1955 do të ishte ekuivalente me 610.69 dollarë në korrik 2021, sipas llogaritësit të inflacionit të indeksit të çmimeve të konsumit nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës.

Por kosto reale që paguhet sot është disa herë më tepër. Nëse i referohemi ekuivalentiy 610 dollarë, në të vërtetë kostoja shkon nga 4 mijë në 12.500 dhe deri 40 mijë dollarë që është një tregues serioz sesi është abuzuar me çmimet kudo në botë.

Megjithatë, më së shumti pacientët paguajnë diku te 3 deri 10 për qind të faturës pasi pjesën tjetër e paguan kompania e sigurimeve ose shteti.

Në Shqipëri, situata është edhe më dramatike. Spitalet private ofrojnë shërbimet vetëm pa sigurime duke detyruar pacientët të paguajnë deri në 3 mijë euro nata për problematika të ndryshme shëndetësore. /noa.al