Transmetuar më 28-08-2021, 15:00

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në situatën e 24 orëve të fundit, nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Mes viktimave që u njoftuan sot, ishte dhe një 20 vjeçare nga Gjakova e cila ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

Një familjare e saj, e cila ka shkruar në rrjetin social facebook, ka thënë se gjatë kësaj jave ajo ka humbur edhe babain.

"Allahu e frymëzoftë për sabër mamin e Rumejses për ndarjen nga burri dhe vajza brenda kësaj jave”, ka shkruar kushërira e R.H.

E reja ka qenë duke u trajtuar në mjekimin intensiv, ndërkohë që sot ka vdekur si pasojë e infektimit me koronavirus, raporton noa.al