Transmetuar më 27-08-2021, 15:06

Dashi

Mos u merrni me detaje këtë të shtunë 28, pasi rrezikoni që t’ju shpëtojnë gjëra më të rëndësishme. Mesazhi i yjeve përgjatë ditëve në vijim është që jeta ka kuptim dhe nëse përpiqeni për ta parë kuptimin e saj, mund të transformoni ekzistencën tuaj.

Demi

Ajo që do të ndodhë këtë të shtunë të nesërme do të jetë e papritur dhe do t’ju shkëpusë nga shqetësimet që keni pasur ditët e fundit. Mund të bëhet fjalë për një punë të re apo një projekt interesant. Sido të jetë, do t’ju ndihmojë për t’i parë gjërat me pozitivitet.

Binjakët

Problemet e të tjerëve po ju marrin më shumë kohë sa duhet dhe nuk është larg momenti kur duhet të thoni mjaft. Nuk mund të zgjidhni problemet e të gjithë atyre që ju rrethojnë, bëni paqe me këtë.

Gaforrja

Nëse dikush thotë diçka që mund t’ju tingëllojë fyese nesër, tendenca e parë do të jetë që të reagoni me të njëjtën monedhë. Por mos e bëni. A mundet vërtetë që fjalët e tyre t’ju dëmtojnë? Jo, ndaj injorojini dhe vijoni përpara.

Luani

Do të keni tendencën për t’u ankuar për diçka që një koleg në punë ka bërë apo thënë, por kjo mund të mos jetë ide shumë e mirë. Ata mund të kenë ankesa gjithashtu për ju. Doni vërtetë që ankesat e tyre të bëhen publike?

Virgjëresha

Nuk e keni problem të merrni përsipër rreziqe të vogla, megjithatë disa gjëra që do të bëni ditët e ardhshme do të shkaktojnë stuhi. Bëni kujdes të mos zemëroni ata që ju rrethojnë, pasi mund të pendoheni.

Peshorja

Nuk ka nevojë që të shkoni në ekstreme për të zgjidhur një problem fare të thjeshtë. Po, me gjasë do t’ia dilni me sukses, por do të ndryshojë gjithashtu mënyrën si ju shohin disa njerëz në të ardhmen, e ndoshta jo për mirë.

Akrepi

Mos e harxhoni kohën duke shkuar pas gjërave që nuk mund të keni. Po, fantazitë dhe ëndrrat me sy hapur janë argëtuese, por sa më shumë kohë shpenzoni duke u marrë me to, aq më pak mundësi do të keni për të arritur gjëra reale.

Shigjetari

Do të tundoheni për ta shtyrë veten përtej limiteve tuaja natyrale dhe nëse e bëni do të jeni të suksesshëm, por në terma afatshkurtër. Bëni kujdes pasi veprimet që do të bëni mund të kenë efekte negative të cilat nuk mund t’i parashikoni.

Bricjapi

Disa gjëra nuk janë në dorën tuaj dhe do të ndodhin me ose pa dëshirën tuaj. Ndaj hiqni dorë e mos u mundoni për të ndikuar në situata që nuk mund t’i ndryshoni.

Ujori

Vendosini qëllim vetes për të pranuar atë që po ndodh, ju pëlqen ose jo. Një moment që e bëni këtë, do ta keni më të lehtë për të arritur në konkluzione. Më pas do ta keni të qartë se çfarë duhet bërë.

Peshqit

Ajo që keni për t’i thënë njerëzve nesër, mund të mos pritet me entuziazëm, por është e vërteta dhe duhet ta dëgjojnë. Dikush duhet të nxjerrë në dukje faktet, në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të shohin se çfarë duhet bërë.