Transmetuar më 27-08-2021, 01:05

Situata e paqëndrueshme që ka përfshirë vendin në ditën e enjte është pasojë e kalimit të masave më të freskëta dhe të lagështa.

Në afatin kohor nga mesnata që ka hyrë dhe deri në mesditën e kësaj të premteje, reshjet e shiut e përkohësisht shtrëngatat e shkurtra do të jetë prezente si pasojë e qarkullimit të së njëjtave masa.

Më të prekura do të jenë pjesa bregdetare dhe zonat e ulëta.

Më tej moti do të vijë drejt kthjellimit. Koha e mirë dhe e ngrohtë do të vijojë gjatë ditës së parë të fundjavës, por priten shira të dielën që i lënë vendin diellit ditët e javës së ardhshme.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi me shpejtësi 1 deri në 8 m/sek duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2 deri në ballë.

Temperaturat parashikohen: zonat malore 14°C deri në 29°C zonat e ulëta 16°C deri në 33°C zonat bregdetare 18°C deri në 31°C Ju urojmë një ditë të mbarë në vijim!