Transmetuar më 27-08-2021, 00:33

Në spitalet e Kosovës gjenden të shtruar 995 pacientë të infektuar me koronavirus, ndërsa në Shqipëri, 91 të shtruar në të vetmin spital Kovid, atë Infektiv.

Sipas Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës që citon noa.al, 37 prej afro 1 mijë të shtruarve janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 935 janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka numrin më të madh të të shtrirëve me koronavirus: 359, ndërsa nga spitalet rajonale prin ai i Prizrenit me 143 pacientë.

Kosova, në javët e fundit, ka shënuar rritje të mpretë të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Të dhënat e një dite më parë tregojnë se numri aktual i rasteve aktive është 23,845.

Vetëm në tre ditët e para të kësaj jave, 44 vetë kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë.

Deri më 25 gusht, 250,626 qytetarë të Kosovës janë vaksinuar me nga dy doza të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa në total janë dhënë mbi 747,000 vaksina.

Ndërsa në Shqipëri situata duke të jetë më e përmbajtur. Aktualisht janë 7681 të infektuar aktivë ose tre herë më pak se në Kosovë. Janë të shtruar 91 persona ose 11 herë më pak se në Kosovë.

Kosova sot raportoi 18 të vdekur, kurse Shqipëria, tre për të dytën ditë radhazi.

Është e paqartë përse Kosova ka kaq shumë të infektuar dhe numër shumë më të lartë vdekjesh se Shqipëria.