Kina lëshoi me sukses një satelit të ri eksperimental të teknologjisë së komunikimit nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
Sateliti u lëshua të martën në orën 23:41 nga një raketë mbartëse “Marshimi i Madh-3B” dhe hyri me sukses në orbitën e planifikuar.
Ky ishte misioni i 386 -të i raketave mbartëse “Marshimi i Madh”, pas lëshimit të tre satelitëve eksperimentalë katër orë më parë nga Qendra e Lëshimit të Satelitëve e Jiuquan-it.
Raketa mbartëse “Marshimi i Madh-3B” është mbi 56 metra e gjatë dhe peshon 456 tonë.
Ajo u krijua nga një degë e Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë Hapësinore të Kinës.
Raketa e re ka efikasitet të përmirësuar, motor të qëndrueshëm dhe kapacitet të madh mbartës.