Transmetuar më 25-08-2021, 21:32

Nuk dua shpërblim. E bëra për viktimën. Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj Marigona Osmani nga i dashuri i saj Dardan Krivaqa ka tronditur mbarë opinionin publik në Kosovë dhe më gjerë në trojet shqiptare. Sipas një komunikate për mediat, Gjykata Themelore në Ferizaj njoftoi se arsyet që çuan deri tek vdekja e 18-vjeçares lidhen me dyshimet që Dardani kishte ndaj saj sikur kjo e fundit po e tradhtonte me djalin e dajës së tij. Dhimbja është tepër e madhe për familjarët e adoleshentes, e cila iku në lule të jetës. Ditën e sotme ajo u përcoll për në banesën e fundit. Familjarët u shprehën se viktima ishte rrahur e dhunuar, ngjashëm si në filmat horror. I ati i vajzës u shpreh se shpreson që drejtësia të vihet në vend dhe raste të tilla të mos përsëriten më.

Ndërkohë një rol të rëndësishëm për zbulimin e ngjarjes ka luajtur edhe personi i cili ndihmoi për arrestimin e Dardan Krivaqës. Ai është kontaktuar për t’u shpërblyer, por nuk e ka pranuar një gjë të tillë duke u shprehur për Klan Kosova se nuk do asgjë për këtë ndihmë, për shkak se e ka bërë për hir të dhembshurisë për 18-vjeçaren. Ai gjithashtu nuk pranoi që t’i bëhet publik identiteti.