Transmetuar më 23-08-2021, 20:16

Lidhur me shqetësimin ndërkombëtar të konsumimit të disa markave të akulloreve, ka dalë një tjetër deklaratë zyrtare sot nga AKU – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Ai informon se: "Referuar informacionit të ardhur me e-mail zyrtar më datën 31.07.2021, nga sistemi RASFF i kategorisë: Alert me temë: “Substancë e paautorizuar oksid etileni në stabilizuesin lygomme të përdorur për prodhimin e akullores nga Franca”, me numër reference 2021.3976, në të cilin Shqipëria është etiketuar për ndjekje, AKU me marrjen e këtij njoftimi mori masa të menjëhershme për bllokimin dhe tërhqjen nga tregu të këtij produkti".

AKU pohon se nga afro 36 tonë akullore e importuar si në foto që shikoni dhe e publikuar nga AKU, vetëm më pak se 20 tonë u gjetën të pashitura. Pjesa tjetër prej 16 mijë e 104 kilogramë janë shpërndarë në pika shitjeje nga të cilat afro 12 mijë kg janë konsumuar nga blerësit në Shqipëri:

"Konkretisht: Gjatë kontrollit zyrtar të kryer në 2 subjektet të cilat kishin importuar këtë produkt u konstatua se nga sasia prej 35984.53 kg e importuar, u gjend gjendje e pa tregtuar sasia prej 19880.4 kg e cila u bllokua.

Me anë të kontrollit të sistemit të gjurmueshmërisë u evidentuan subjektet të cilat janë furnizuar me këtë produkt në të gjithë territorin e Shqipërisë. Me marrjen e ketij informacioni u morën masa të menjehershme nga Drejtorite Rajonale te AKU-se per bllokimin e produktit akullore me lot te specifikuar me prani te substances se paautorizuar të derguara nga sistemi RASFF dhe terheqjen nga tregu me destinacion asgjesimin e saj perkatesisht.

Sasia e shperndare ne treg – 16104.13 kg Sasia e kthyer nga tregu – 4356.69 kg

Sasia qe rezulton e shitur – 11747.44 kg

Sasia prej 19880.4 kg e gjendur gjendje ne subjektet importuese dhe sasia e terhequr nga tregu 4356.69 kg u asgjesuan".

Po sot reagoi edhe opozita. Reagimi i plotë:

Skandali me 11.7 tonë akullore kancerogjene. PD, Dhurata Çupi: Korrupsioni masiv në veprimtarinë e AKU-së ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve

"Korrupsioni masiv në veprimtarinë e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka sjellë pasoja të rënda për shëndetin e popullsisë.

Plot 11. 7 tonë akullore me përmbajtje kancerogjene (oksid etileni në stabilizuesin lygomme) janë konsumuar nga fëmijët e të rriturit në muajt e fundit në Shqipëri.

Alarmi për akulloret u dha disa javë më parë nga BE pasi kompania prodhuese kishte konstatuar përmbajtjen kancerogjene në disa prej produktet e saj duke njoftuar tërheqjen nga tregjet e Bashkimit Europian.

Qeveria, AKU reagoi me vonesë ndaj kësaj situate duke bërë që produktet e rrezikshme të futeshin në vend, dhe një pjesë e mirë e tyre të konsumohen.

Po ashtu, një investigim i Qendrës "Alert" përmes 5 kampionëve të ndryshme në Tiranë ka zbuluar se akullore artizanale rezultojnë me eneterobaktere dhe stafilokok, deri në 10 herë më shume sesa normat e lejuara.

Ndryshimet e shpeshta të drejtorëve gjobvënës të AKU, emërimet politike jo profesionale, praktikat korruptive të inspektimeve për sy e faqe, kanë sjellë në këtë situatë të frikshme për familjet. Nuk kanë siguri për konsumimin e produkteve.

Siguria ushqimore, në kushtet e importit të lartë të produkteve, është parësore".

/noa.al