Transmetuar më 22-08-2021, 16:03

Nga 10.710 testime 24 orët e fundit në Kosovë, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Një ditë më parë ishin mbi 2200 të infektuar.

Sakaq është rritur numri i jetëve të humbura. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Një ditë më parë ishin tetë.

Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288. Në total numri i rasteve aktive është 19.695.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës. Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.