Transmetuar më 20-08-2021, 18:54

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi me akuzën e plaçkitjes. Ai dyshohet se grabiti me dhunë turistë në plazhin Platania në ishullin Hania duke u marr të holla dhe sende me vlerë 2100 euro.

Prangosja e të dyshuarit është bërë të martën, por sot policia greke njoftoi se akuzat kundër tij janë shtuar, pasi një vajzë 22 vjeçe nga Suedia dhe i dashuri i saj e identifikuan si autor të ngacmimeve sek.suale.

Çifti u thirr në polici për të identifikuar të dyshuarin dhe e njohën atë. Ata thanë se ndodheshin në mbrëmje në plazh kur dy meshkuj, mes të cilëve 45 vjeçari, ngacmuar vajzën edhe ose ajo gjendej me të dashurin.

Çifti u detyrua të thërrasë për ndihmë dhe vetëm pas kësaj dy autorët u larguan.

45 vjeçari u dërgua në burgun e Tripolit, kurse bashkëpunëtori i tij nuk u gjet, citon noa.al policinë lokale.