Transmetuar më 16-08-2021, 07:31

Orët e para të ditës së sotme do të jenë me kthjellime në ultësirën perëndimore, ndërsa kalime të pakta vranësirash do të ketë përgjatë zonave malore, sipas MetoAlb.

Në orët vijuese vranësirat do të bëhen më të dukshme, duke u shfaqur dhe në zonën e ulët.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C deri në 38°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 balle.