Transmetuar më 15-08-2021, 11:10

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare kanë zhvilluar një takim së fundmi me njëri-tjerin, çka nuk është lënë pa u postuar nga ana e ambasadores.

Ata kanë diskutuar rreth identitetit europian të shqiptarëve, lidhur edhe me veprën e botuar me të njëjtin titull nga Kadare në vitin 2006.

Sakaq, Kim e ka konsideruar shkrimtarin si një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës.

“Libri “Identiteti evropian i shqiptarëve” i Kadaresë ështe sot po aq magjepsës sa ishte kur ai e botoi në 2006-ën. Ndërsa shohim drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Ishte kënaqësi ta bëja këtë diskutim nga afër me një nga mendimtarët më të mëdhenj të Europës”, ka shkruar ambasadorja e SHBA.