Transmetuar më 14-08-2021, 08:54

Këtë vit është shënuar vera më e nxehtë në planetin Tokë.

Kjo u zbulua nga të dhënat e lëshuara nga Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike , agjencia federale amerikane që merret me oqeanet dhe klimën.

“Korriku është zakonisht muaji më i ngrohtë në botë i vitit, por korriku i 2021-shit e tejkaloi veten dhe është muaji më i nxehtë që është rregjistruar ndonjëherë. Ky rekord i ri thekson rrugën shqetësuese dhe përçarëse që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin,” tha Rick Spinrad, administrator i Noaa.

Temperatura globale e sipërfaqes së tokës dhe oqeanit muajin e kaluar ishte 0.9 gradë C më shumë se mesatarja e shekullit të 20-të prej 15.8 gradë Celcius, kur filloi regjistrimi modern 142 vjet më parë.