Transmetuar më 13-08-2021, 20:06

E di, e di, e kujtoj atë ndjesinë kur një patatinë e pjekur si në diell, plot shije kripe dhe rigon e thyen me dhëmbë apo me gjuhë dhe më pas e shijon duke e ngrënë.

Por ky ushqim tundues, sa mirë na bën për shëndetin?

Të gjitha arsyet e mundshme na thonë jo, aspak mirë.

Mbi të gjitha, patatet e skuqura që tregtohen në qese të mbyllura hermetikisht, janë një produkt varësie që nuk ka kurrfarë vlere ushqyese.

Ndonëse kompanitë bëjnë turlilloj reklamash provokuese për të nxitur shitjet, duhet të kuptoni se patatinat nuk kanë problem vetëm yndyrën.

Ekspertët e shëndetësisë që publikuan të dhënat sot në mediat greke, pohojnë se patatinat kanë shumë kalori, shkaktojnë obezitet, janë plot me kimikate, rrisin presionin e gjakut dhe kolesterolit.

Kur hani patate të skuqura, nuk është yndyra që ju bën të paaftë për të ndaluar. Shija që ju bën të jeni të varur është për shkak të sheqerit, ose kripës dhe po ashtu, patatinat përmbajnë shumë lëndë yndyrore.

Konsumimi i tepërt i kripës është lidhur me obezitetin, pavarësisht nga marrja e kalorive

Hulumtimet tregojnë se ushqimet e kripura, yndyrore lidhen më shumë me ngrënien e tepërt dhe mbipeshën, madje edhe në krahasim me ëmbëlsirat. Pra të hash patatina do të thotë se siguron një trashe të bollshme të trupit.

Një studim i botuar në një revistë shkencore tregon se kripa luan një rol edhe më të fortë nga sa kemi menduar, për të na bërë të hamë më shumë.

Patatinat janë plot me kimikate, përbërës që është një nënprodukt i përpunimit të tyre

Një neurotoksinë potencialisht kancerogjene, akrilamidi, formohet kur ushqimet e pasura me karbohidrate gatuhen në temperatura të larta, të skuqura ose të pjekura në skarë.

Si rregull i përgjithshëm, ky kimikat formohet kur ushqimi nxehet mjaftueshëm për të prodhuar një sipërfaqe mjaft të thatë dhe ngjyrë kafe të verdhë. Prandaj, kjo lëndë kancerogjene mund të gjendet bindshëm në patate të skuqura.

Patatet e skuqura janë të pasura edhe me kalori. Nëse e keni kontrolluar ndonjëherë madhësinë e pjesës së patate të skuqura, do të vini re se zakonisht 10 copë përmbajnë 145 kalori.

Por kush ha vetëm 10 copë patate të skuqura? Zor se ndodh kështu. Kur nisemi të hamë patatina, marrim një qese dhe e zhdukim në pak minuta, por pa e menduar gjatë se ato mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore, të tilla si bllokim të arterieve, një zemër më e dobët dhe të tjera gjendje të rënduara shëndetësore.

Nëse, nga ana tjetër, ndaloni së ngrëni patate të skuqura, do të keni më shumë mundësi të hiqni qafe yndyrën në bark.

Patatet e skuqura nuk kanë asnjë përfitim ushqyes

Nëse hani patate të skuqura shpesh dhe si pjesë të përditshmërisë tuaj, nuk po merrni të njëjtat lëndë ushqyese si ushqimet e tjera.

Patatinat janë në të vërtetë të ulëta në vitamina dhe minerale, nuk kanë vitaminë C, përmbajnë vetëm një sasi të vogël proteinash dhe kanë tendencë të zhvendosin gjëra të tjera në dietën tuaj që janë plot me lëndë ushqyese.

Nëse hani ushqime të shëndetshme mund të kompensoni çdo mungesë të ushqyesve që nuk keni marrë me vaktin tuaj kryesor. Por nëse zgjidhni patate të skuqura në vend të ushqimeve të shëndetshme, atëherë nuk do t’i merrni këto përfitime.

Patatinat rrisin presionin e gjakut

Përmbajtja e natriumit në patatet e skuqura ndikon negativisht në shëndetin kardiovaskular. Marrja e dozës së lartë të natriumit shkakton një rritje të presionit të gjakut e cila mund të çojë në goditje, atak kardiak, sëmundje koronare dhe sëmundje të zemrës.

Patatet e skuqura në përgjithësi kanë midis 130-170 miligramë natriumi për 30 gra. Qesja më e vogël me patatina përmban qartësisht më shumë se 30 gramë, kështu që ju mund të kuptoni se sa shumë natrium se ç’keni nevojë po merrni, duke ngrënë patate të skuqura.

Shumica e njerëzve duhet të kufizojnë marrjen e kripës në 2,2 mg në ditë, ndërsa njerëzit mbi moshën 50 vjeç dhe kushdo me presion të lartë të gjakut, diabet dhe sëmundje të veshkave nuk duhet të hanë më shumë se 1,400 mg në ditë.

Patatet e skuqura shkaktojnë kolesterol të lartë

Konsumimi i shpeshtë i patateve të skuqura mund të kontribuojë në rritjen e nivelit të kolesterolit për shkak të sasisë dhe llojit të yndyrës që gjendet në patate të skuqura.

Shumica e patateve të skuqura skuqen shumë, në një proces që krijon acide yndyrore trans, të cilat janë yndyrnat më të rrezikshme. Përveç kësaj, vajrat e përdorur për të skuqur patatet e skuqura janë shpesh yndyrna të ngopura që gjithashtu kontribuojnë në nivele të larta të kolesterolit.

Një studim i posaçëm zbuloi se nivelet e larta të yndyrave trans në qarkullimin e gjakut ishin të lidhura me nivele të larta të LDL (kolesterolit të keq) dhe një rrezik në rritje të sëmundjeve koronare të zemrës.

Patatinat e skuqura të patates shkaktojnë dehidratim

Sipas studimeve, patatet e skuqura mund të shkaktojnë dehidratim dhe madje edhe dhimbje të fytit. Kjo është arsyeja pse nëse hamë patatina duhet të pimë më shumë ujë se zakonisht.

Sa kohë duhet për të djegur atë që hamë?

Një tas me drithëra (172 kalori)

Duke vrapuar, 16΄

Ecje, 31 ′

Një copë çokollatë (229 kalori)

Duke vrapuar 22′

Duke ecur 42′

Një pije kutie apo me kanoçe, pa gaz (138 kalori)

Duke vrapuar 13′

Duke ecur 26′

Një kek (265 kalori)

Vrap 25′

Duke ecur 48′

Një qese e vogël patatina (171 kalori)

Duke vrapuar 16′

Duke ecur 31′

Një sanduiç me proshutë (445 kalori)

Duke vrapuar 42′

Ecje 1 orë e 22 ′