Transmetuar më 13-08-2021, 12:20

Tharësja e flokëve është me të vërtetë një shpikje e sikletshme që nga njëra anë ka shpëtuar shumë gra me flokë të gjata nga dëshpërimi dhe nga ana tjetër ka krijuar telashe për mirëmbajtjen e flokëve.

Sepse, nxehtësia që lëshon, shpesh është edhe shkatërruese për flokët, duke rezultuar në cilësi të dobët dhe ne duhet të presim flokët që kemi rritur me përpjekje të mëdha.

Ndërsa keni bërë një banjë të shpejtë dhe jeni me nxitim për t’u larguar, flokët janë ende të lagur, por ju nuk doni t’i "digjni" me tharësen e flokëve.

Ndaj më poshtë do të gjeni një sekret unik që i than flokët tuaj në mënyrë miqësore pa i prishur apo tharë ato.

Ja çfarë të bëni:

Hapat për të tharë flokët tuaj në mënyrë natyrale

– Pas larjes me shampo, mbështillni flokët me një peshqir për të thithur lagështirën.

– Lërini ashtu për 10 minuta.

– Pastaj, hiqeni peshqirin dhe me tamponë hiqni ujërat e tepërta që ende kanë mbetur nëpër flokë.

– Merrni letër kuzhine dhe filloni të vishni tufën e flokëve duke e mbështjellë letrën rreth tyre.

– Ndryshoni letrën kur të laget mjaftueshëm.

– Përsëriteni 2-3 herë derisa flokët të thahen. /noa.al