Transmetuar më 12-08-2021, 13:47

Nata e fundit e Festës së Birrës në Korçë, që përkon me koncertin e Goran Bregoviçit, do të jetë me biletë.

Bashkia Korçë, në një postim në Facebook, fton qytetarët që të blejnë bileta me çmim 1000 lekë për një festë e cila ka karakter publik.

Nuk kanë munguar reagimet në komente. “Edhe falas të jetë, nuk vete”, “Festa e birrës me biletë… ku po shkon kjo botë, asnjeri nuk e di”, “Legena, plehra”, ishin disa nga komentet. Një tjetër shtron pyetjen: "A pritet biletë për dikë që këndon vdekje shqiptarëve në derën e shtëpisë, organizatorit?" Kurse një tjetër shton: "Turp duhet tju vijë. Njerez pa pikë karakteri, po të kishit nuk do ta ftonit këtë kriminel".

Ndërsa një tjetër evidenton: "Sdhe të më paguani nuk do vija të ndiqja këtë njeri pa vlera këtë plagjiator që ka paguar 1 milion euro për vjedhje në Francë e po ashtu regjisori Emir Kusturica e ka paditur per vjedhje".

Në asnjë edicion më parë të Festës së Birrës nuk ka pasur shitje biletash për të hyrë në koncert.

Në ditët festive do jenë dhe plot këngëtarë të tjerë shqiptarë e të huaj. Mes tyre Lefteris Pantazis, një ndër më të njohurit në Greqi, por do të ndiqet pa lekë.

Muzika, kovidi, Bregoviçi dhe shtetrrethimi