Transmetuar më 10-08-2021, 17:09

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë të martën. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, nga 5.272 testime, 562 raste kanë rezultuar pozitive me COVID-19.

Gjatë kësaj periudhe 24 orëshe janë shëruar 78 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.843.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2.273 persona, ndërsa janë kryer gjithsej 953.794 testime. Aktualisht numri i rasteve aktive është 2.640.

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.

Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë.