Transmetuar më 04-08-2021, 16:07

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit, nga 3.160 testime, 221 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kjo është shifra më e lartë që prej disa muajsh që rastet ishin sporadike dhe të ulëta në numra.

Një analizë që noa.al I bën të dhënave të dala  nxjerr fakte shqetësuese. Vetëm dje kishte 24 të infektuar të moshave 0 deri 19 vjeç. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë mosha të reja midis 20 deri 39 vjeç.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.688.

Në total numri i rasteve aktive është 888.

24 orët e fundit janë dhënë 14.616 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 460.297 doza të vaksinës.

Deri më sot 162.807 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.