Transmetuar më 02-08-2021, 00:01

Lëkundja sizmike, dukuri jo shumë e shpeshtë për Kosovën, u ndje në orën 23.07 në Viti dhe kishte thellësi vetëm 2 km.

Për këtë shkak, tërmeti është ndjerë ndjeshëm në zonën e Vitisë, por edhe në Shkup, 26 km larg epiqendrës.

Në Kaçanik, banorët thanë se tundja nga tërmeti ishte e fortë.

Dridhjet u ndjenë edhe në Hanin e Elezit. Disa thanë se lëkundja ishte diku te pesë sekonda.

Ndërsa në Ferizaj, banorët thanë se lëkundja ishte horizontale dhe gjërat në banesa lëvizën.