Transmetuar më 27-07-2021, 08:48

Kanë marrë mjaft diskutime në art e estetikë. Përse të gjitha statujat e lashta, kanë penise të vogjël? Arsyeja është e thjeshtë, por edhe njëkohësisht e komplikuar, për shkak se në thelb është estetika antike, koncepti i së cilës nuk është aq i thjesht sa i ditëve të sotme.

Nuk dihet me siguri se si ka funksionuar në praktikë, por në parim një penis i vogël është vlerësuar më shumë se ai i dimensioneve më të mëdha, i cili është cilësuar si diçka shumë e shëmtuar. Sipas mediave të huaja, në kohën e lashtë Greke, rreth vitit 400 para Krishtit, penisët e mëdha dhe të ngritura nuk konsideroheshin diçka e “bukur” dhe nuk tregonin shenjë fuqie apo force.

Historiani Paul Chrystal ka thënë se penisi i vogël ishte në përputhje me idealet greke të bukurisë mashkullore duke theksuar se “Ishte një simbol i kulturës më të lartë dhe një shembull i civilizimit”. Sipas tij, shumica e tipareve të një njeriu të shkëlqyeshëm ishin forca që personi në fjalë tregonte, por përse nuk u zbatuan të njëjtat parime edhe në penis?

Siç sugjerojnë Lear dhe historianë të tjerë, një pjesë e përgjigjes qëndron në mënyrën se si portretizoheshin penisët e burrave më pak të admirueshëm.

Burimi: www.artsy.net