Transmetuar më 27-07-2021, 08:26

Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu janë liruar nga qelia. Tre të arrestuarit për dosjen 339 do të shkojnë në arrest shtëpie.

Shkaku i lirimit në arrest shtëpie të tre të arrestuarve është fakti se u ka përfunduar afati i paraburgimit.

Tre të arrestuarit i përkasin operacionit ”Vol-Vo 4” të laboratorit të heroinës në Brengosë të Hasit në 2018. 4 grupe kriminale u goditën atëhere teksa pjesëmarrës ishin dhe të ashtuquajturit ”Avdylajt” e Shijakut.

Për Astrit Avdylin, Jasin Kalën dhe Denis Llaftiun nuk ka ende një vendim Gjykatë nga Shkalla e Parë prandaj ata janë liruar me vendim në arrest shtëpie.