Transmetuar më 26-07-2021, 20:34

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, e ka cilësuar hap të rëndësishëm në Reformën në Drejtësi dekretimin e gjyqtarit Artur Kalaja si anëtari i tetë i Gjykatës së Lartë. Me anë të një reagimi në Twitter, Kim thotë se së shpejti do të emërohet edhe gjyqtari i nëntë.

Sipas saj kur të emërohet gjyqtari i dhjetë, atëherë Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin e nevojshëm për të caktuar 3 gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese.

"Hap i rëndësishëm përpara për zbatimin e Reformës në Drejtësi: Gjyqtari i 8-të emërohet në Gjykatën e Lartë, i 9-i do të vijë së shpejti.

Sapo të emërohet i 10-ti, Gjykata e Lartë do të ketë kuorumin për të caktuar 3 gjyqtarë të tjerë në Gjykatën Kushtetuese. Faleminderit Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Presidencës për realizimin e kësaj", shkruan Kim në reagimin e saj.