Transmetuar më 26-07-2021, 19:50

Ndërron jetë papritur, rreth të 70-ave aktori i humorit i estradës së Sarandës, Haki Spaho.

Spaho ka ndërruar jetë nga një ishemi celebrale.

Aktori njihej për mimikën e veçantë, artikulimin ngacmues dhe lojën krejt të natyrshme.

Spaho erdhi nga trupat amatore, më saktë nga Parku Automobilistik ne Sarandë dhe  të niste një karrierë si profesionist në Estradë, duke luajtur krah atyre me diplomë në aktrim, pa asnjë diferencë në cilësi aktoreske.

Spaho bënte një jetë të thjeshtë qytetare, i apasionuar dhe pas peshkimit, duke përcjellë në publik rrezatimin e një njeriu me sens artistik edhe në sferën e marrëdhënieve shoqërore.