Transmetuar më 26-07-2021, 17:20

Samuel Eto’o kaloi pesë vite së bashku me Lionel Messin në “Camp Nou”, në periudhën 2004-2009. Kamerunasi ishte një sulmues i konfirmuar, ndërsa argjentinasi sapo kishte nisur rrugën, që tashmë është e lavdishme, e bën atë futbollistin më të mirë në botë.

Një admirues i deklaruar i yllit argjentinas, siç ka deklaruar shumë herë, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit ndër klube të tjerë, korrigjoi një gazetar që e kujtoi se "kishte luajtur me Messin". “Jo, jo, Messi luajti me mua, nuk luaja unë me Messin. Në kohën time, Messi luajti me mua, është ndryshe. Është krejtësisht ndryshe”, – tha Eto’o për ESPN duke buzëqeshur.

 Getty Images

Më tej, duke dashur të mos keqkuptohet nga gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” dhe tifozët katalanas, Etoo saktësoi: "Unë jam me fat që kam luajtur me Messin dhe e kam shijuar futbollin e tij”.

Legjenda kamerunase e futbollit ka treguar më herët se çfarë i kishte thënë Patrick Vieira në lidhje me argjentinasin, kur sapo kishte filluar të luante me ekipin e parë të Barçës: “Një ditë do të duket sikur secili futbollist që ka qenë para Messit ka luajtur një sport tjetër”.

Të mëdha ishin edhe fjalët e trajnerit të atëhershëm të Juventusit (pas miqësores, së cilës i referohet Eto’o), Fabio Capello: “Në gjithë jetën time, asnjëherë nuk kam parë një lojtar me cilësi dhe personalitet të tillë në moshë aq të re, sidomos duke bartur fanellën e rëndë të një prej klubeve më të mëdha në botë”.