Transmetuar më 26-07-2021, 14:39

Duke shëtitur me familjen e tij në diell, kjo është mrekullia e futbollistit Christian Eriksen, i cili pësoi arrest kardiak në fushë, thuajse vdiq gjatë një ndeshje të “Euro 2020”, muajin e kaluar.

Mesfushori danez dhe babai i dy fëmijëve u pa në Kopenhagë duke shtyrë një karrocë fëmijësh, në një ditë të zakonshme, bashkë me të dashurën, Sabrina Kvist, djalin e tyre 3 vjeç dhe vajzën.

29-vjeçari doli nga spitali muajin e kaluar pas një operacioni të suksesshëm, ku vendosur defibrilator nënlëkuror. Miliona tifozë të futbollit, që po përcillnin ndeshjen Danimarkë-Finlandë, mbetën të shokuar nga kolapsi shëndetësor i yllit të Interit. Ndërhyrja e stafit mjekësor bëri të mundur që ai të kthehej në jetë.

In scary scene at Euro 2020, Denmark's Eriksen collapses on the field | The Times of Israel

Mjeku i ekipit të Danimarkës tha më vonë se në një moment "ai ishte i vdekur, pa rrahje të zemrës". Christian dhe Sabrina kanë jetuar në Itali gati dy vitet e fundit, ku mesfushori luajti për ngjyrat e Interit. Të premten, një zyrtar i FIGC tha se danezi mund të mos jetë në gjendje të luajë përsëri për zikaltrit, për shkak të protokollit të rreptë italian mbi pajisjet që stimulojnë punën e zemrës.

Francesco Braconaro, i komitetit tekniko-shkencor të Federatës Italiane të Futbollit, i tha “Radio Kiss Kiss”: "Situata e Christian Eriksen nuk është e qartë, nëse mund të luajë më në Itali. Nëse lojtarit i hiqet defibrilatori, çka konfirmon se patologjia është zgjidhur, atëherë mund të kthehet dhe të luajë për Interin".

Denmark's Eriksen stable, awake after Euro 2020 match collapse | Euro2020 News | Al Jazeera

Eriksen është pajisur me një ICD (defibrilator nënlëkuror) gjatë gjashtë ditëve të tij në spital pas arrestit kardiak, të cilin e mban akoma. Pajisja është e lidhur me zemrën e tij përmes telave dhe dërgon impulse elektrike për të korrigjuar ritmet e parregullta të organit jetësor.

Mjeku i ekipit danez, Morten Boesen, tha më 18 qershor, menjëherë pasi mesfushori i Interit u lirua nga spitali: "Kjo pajisje është e nevojshme pas një sulmi kardiak, për shkak të shqetësimeve të ritmit. Christian e ka pranuar zgjidhjen dhe plani është konfirmuar nga specialistë në shkallë vendi dhe ndërkombëtar, të cilët rekomandojnë të gjithë të njëjtin trajtim”.