Transmetuar më 26-07-2021, 11:49

Njoftim i policisë Klos/Mat:

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti mes dy familjeve, për motive pronësie.

Ushtruan dhunë fizike gjatë konfliktit, arrestohen në flagrancë 2 shtetas (motër e vëlla)

Shërbimet e Postës së Policisë Klos, pas njoftimit të marrë së në fshatin Bërshi, kishte një konflikt të ashpër për motive pronësie mes dy familjeve, dhe se gjatë konfliktit po ushtrohej dhunë fizike, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve :

N. D., 45 vjeç dhe S. S., 49 vjeçe (motër e vëlla), banues në fshatin Bërshi, bashkia Klos.

Shtetasi N. D, e shtetasja S. S, janë konfliktuar për motive pronësie dhë më pas kanë goditur dhe ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre shtetasve H.D, dhe Xh.D, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Dhunë në familje”.