Transmetuar më 26-07-2021, 00:12

Qielli i gjithi i kuq, ndërsa një stuhi e madhe rërë përshkroi të gjithë vendin.

Me këto pamje janë zgjuar mëngjesin e sotëm qytetarët e Kinës. Ata janë përballur me një stuhi të madhe rëre, që mbuloi të gjithë rajonin e Zhoushan.

Si pasojë, mijëra persona qëndruan të izoluar në shtëpitë e tyre, ndërsa dhjetëra fluturime janë anuluar.

Autoritetet në Kinë thonë se stuhia e rërës lëvizte me një shpejtësi prej 100 km/orë.

Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme material. Nga krahu tjetër, disa rajone, janë duke marrë masa.

Ata kanë urdhëruar qytetarët të mos dalin nga shtëpitë, si dhe kanë ndaluar udhëtimet me anije dhe fluturimet me aeroplane, si masa për të ndaluar ndonjë tragjedi.

Më poshtë pamjet: